Një (1) Asistent/e Konsullor/e
Kosovos Ambassad / Administratörsjobb / Stockholm
Observera att sista ansökningsdag har passerat.
Visa alla administratörsjobb i Stockholm,
Solna,
Lidingö,
Sundbyberg,
Danderyd eller i
hela Sverige Visa alla jobb hos Kosovos Ambassad i Stockholm Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada - Government
Ministria e Punëve të Jashtme - Ministarstvo Inistranih Poslova - Ministry of Foreign Affairs
Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm shpall:
K O N K U R S
Për vend të lirë pune:
Pozita: Një (1) Asistent/e Konsullor/e
Vendi i punës: Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit: 21 Korrik 2020 deri me 3 Gusht 2020
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Punon nën mbikëqyrjen e konsullit ose zyrtarit kryesor konsullor. Ofron mbështetje administrative të përgjithshme siç është përcaktuar në përshkrimin e vendit të punës më lartë, por duke shtuar edhe funksionet konsullore specifike të dhëna më poshtë:
• Përshëndetje për publikun dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofron informata dhe formular përkatës për të proceduar veprimet konsullore;
• Mirëmbajtja e shënimeve të detajuara kompjuteristike për të gjitha transaksionet konsullore, së bashku me
të dhënat e sakta për aktivitetet e referuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ose agjencitë e tjera qeveritare për veprime pasuese.
• Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente
dhe përkthimet konsullore.
• Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve konsullore në mënyrë të sigurt.
• Mirëmbajtja e të gjitha dosjeve dhe korrespondencës konsullore.
• Procesimi i korrespondencës konsullore dhe dërgimi i përgjigjeve rutinore lidhur me kërkesat e ndryshme.
Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:
• Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
• Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës ( me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetase e shtetit pranues;
• Të ketë njohuri të gjuhës suedeze / angleze, kurse preferohet edhe njohja e gjuhëve tjera;
• Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
• Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët suedeze /
angleze;
• Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve konsullore;
• Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë
efektive duke punuar në një ambient nën presion;
• Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës.
Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte, për të hyrë në rrethin e ngushtë dhe pastaj për të
intervistuar.
• CV-në;
• Kopjen e letërnjoftimit;
• Kopjet e kualifikimit-diplomës;
• Dy refernaca të punës dhe një letër motivuese;
• Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
• Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues (nëse e lejon praktika e shtetit pranues);
Dokumentet dorëzohen përmes postës në adresën
consulate.stockholm@rks-gov.net.
Varaktighet, arbetstid
21 Korrik 2020 deri me 3 Gusht 2020
Publiceringsdatum2020-07-21Så ansöker duSista dag att ansöka är 2020-08-03
AdressKosovos Ambassad
Birger Jarlsgatan 33 1:vån
11145 STOCKHOLM
Omfattning Detta är ett heltidsjobb.
Arbetsgivare Kosovos Ambassad Birger Jarlsgatan 33 1:vån (
visa karta)
111 45 STOCKHOLM
Ansökan E-post:
consulate.stockholm@rks-gov.net Jobbnummer 5300536
Observera att sista ansökningsdag har passerat.